Foto nga qendrimi ne Brezovice shkurt 2015
|
Sot më 30.3.2015-Publikisht kam mbrojtur Temen e Masterit Udhëheqja në Arsim-Mjedisi Ekologjik në shkollat e qytetit të Prishtinës-,me Mentor Prof.asc.dr.Zeqir Veselaj , komisioni; Dr.sc.Behxhet Mustafa. prof.asoc. dhe Dr.sc.Naser Zabeli,prof.asoc dhe kordinatorja e palodhur Yllka N Alidema.Falenderoj të gjithë akterët që më përkrahen që punimi im të dalë sa më mirë që është e mundur!. Unë do të punoj edhe më tej që me të vërtetë vlerat të zënë vendin duhur. -Një arsimim i mëfillt në një shtet të qëndrueshem por të investojmë edhe më shumë në arsimim dhe edukim të pasurisë sonë që është Fëmiju-Rinia" që ta arrijmë këtë qëllim!.
Unë nuk do të ndalem me kaq, do vazhdojj....! |
AKTORËT E MËSIMIT
Mësimi si proces i organizuar dhe i planifikuar u dedikohet nxënësve. Mësimi zhvillohet dhe udhëhiqet nga arsimtarët, që do të thotë se edhe njohuritë i transmetojnë ata. Si rrjedhojë e kësaj nxënësit dhe arsimtarët janë dy faktorët ose dy partnerët më të rëndësishëm në mësim. Rolet dhe funksionet e ndërsjella të tyre qëndrojnë në raporte komplementare. Pos këtyre ka edhe faktorë të tjerë. Cilët janë ata?
Nga vet fakti se mësimi dhe procesi i mësimdhënies i nënshtrohet ligjësive të saja metodologjike, objektivave të përmbushjes së misionit të vet dhe interesave të nxënësit fletë se faktorët e mësimit janë të shumtë. Pra, këtu kombinohen ndikimi dhe veprimi i dy faktorëve kryesorë arsimtarit dhe nxënësit, midis të cilëve ndodhet procesi i të mësuarit dhe mësimdhënia. Por midis tyre ndodhen edhe faktorë tjerë të cilët paraqiten si determinante funksionale të bashkëpunimit, e që luajnë rol të rëndësishëm siç ajnë: faktorët social, shëndeti i nxënësit, faktorët biologjik, psikologjik, faktor material, ekonomik, kulturor, teknologjik, historik, administrativ dhe ligjor. Të gjitha këto e të tjerë kanë ndikimin e vet në zhvillimin e artikulimin e procesit mësimor.
Dimensionet e veprimit të tyre janë në thelb të rolit të tyre të jashtëm dhe si të këtilla shprehen në koherencën dhe sinkronizimin e procesit mësimor, në atë që përcaktojnë strukturën, përmbajtjen, metodologjinë e punës dhe nivelin e efektshmërisë dhe të realizimit të detyrave të mësimit. Prandaj, duke eshikuar mësimin si një fenomen specifik, të veçantë, kompleks e shumëdimensional, nuk është e drejtë që ai të trajtohet i ndarë, i shkëputur se varet vetëm nga një faktorë, përkundrazi duhet pranuar fakti se ai varet edhe nga shumë faktorë.
Ç’ËSHTË UDHËHEQJA ?
Studime të ndryshme i kanë dhënë përgjigje të ndryshme kësaj pytjeje. Ka më shumë qasje dhe trajtime. Sipas autorit (Ëhitaker) udhëheqja paraqet “sjellje e cila u ndihmon të tjerëve t’i arrijnë qëllimet e planifikuara”.
Është fakt i pamohuar se udhëheqësit e institucioneve sot ballafaqohen me procesin e organizimit të institucionit dhe tejkalimin e problemeve. Prandaj këtu shtohet pyetja: si duhet të jetë udhëheqësi? Çfarë veçorishë e dallojnë e dallojnë udhëheqësin nga të tjerët?
Nuk e paragjykoj prirjen e natyrshme të udhëheqjes. Udhëheqja është padyshim një prirje drejt suksesit. Ajo që dua të vë në dukje janë veçoritë që e dallojnë udhëheqësin e suksesshëm. Në radhë të parë udhëheqësi nuk duhet të jetë personalitet kreativ dhe pragmatik, me gatishmëri dhe aftësi të përballet me problemet dhe ato t’i zgjidhë, ta anticipojë ardhmërinë e institucionit dhe idetë e reja, të posedoj aftësi projektet t’i realizojë në afat të caktuar me mjetet disponuese, të ketë vendosmëri, disiplinë, transparencë dhe të krijojë klimë motivuese dhe morale në institucion.
Këto karakteristika e dallojnë udhëheqësin nga menaxhuesi. Kjo mbase sipas studimeve ka dallime ndërmjet të dyve.
Menaxhimi Udhëheqja
Shkencë Art
Objektivitet Subjektivitet
Kohë Zemër
Efikasitet Efektshmëri
E tashme E ardhme
Rend Ndryshime
Siguri Rrezik
Planifikim Orientim
ARSIMTARI SI FAKTOR NË MËSIM
Që arsimtari të bëhet organizatorë i mirë i procesit mësimorë e të mësimdhënies duhet të ndërmarrë disa veprime strategjike. Kjo kërkon më së pari orientim konceptual të procesit të njohjes mësimore dhe mbështetje rigoroze me metodologjinë e mësimdhënies, që mund të arrihet me ndermarrjen e veprimeve vijuese.
- Krijimin e një strategjie të mirëfilltë didaktike.
- Reformimin permanent të punës së tij, ngritjen cilësore të drejtimit e udhëheqjes së mësimit, aftësimi i të gjithë nxënësve për nivele të larta mësimi.
- Reformim i procesit të mësimdhënies, sistemi i diturive, aftësive dhe cilësive të duhura të nxënësve për t’iu përgjigjur kritereve dhe kërkesave mësimore, standardeve bashkëkohore të mësimdhënies, pra të gjejë rrugë, mënyra e mjete të ndryshme për efikasitet e efektshmëri në mësim.
- Reformim i strukturës organizative të klasës, arkitekturës së brendshme të saj për punë mikromësimore.
- Kombinon metoda, masa e vështrime të ndryshme që plotësojnë njëra-tjetrën duke përfshirë nxënësit në komunikim, duke krijuar iniciativë për zhvillimin e tyre.
- Synon pjesëmarrjen konkrete dhe me efikasitet të të gjithë nxënësve në procesim mësimor, mobilizon aftësitë e tyre individuale dhe kapacitetin e punës.
- Bën fuqizimin individual të nxënësve në përparimin e tyre (nxit, stimulon, angazhon, inkurajon, i obligon).
- Procesin e mësimdhënies e mbështetë në parimet e barazisë dhe përgjegjësisë së nxënësit në mësim, që nënkupton se detyrat të shpërndahen në mënyrë të barabartë duke iu dhënë përparësi atyre që kanë më shumë njohuri e përgjegjësi, kapacitet intelektual e punues më të shprehur.
- Të siguroj disiplinë pune, rregullsi dhe bazë të besimit të ndërsjellë midis tij dhe nxënësve.
Të gjitha këto veprime e bëjnë punën e arsimtarit të suksesshmë dhe efikase. Dhe pikërisht këto veprime e procedura e përbëjnë strategjinë e organizimit të mësimit dhe të të mësuarit.